Djali i këngëtarit Rik Buneci bëhet astrofizikant i njohur në Kanada: Si përmes qiellit dhe yjeve, ne kthehemi pas në kohë

Erald Buneci është djali i këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Rik Buneci. Mirëpo, ndryshe nga babai i tij, ai ka zgjedhur të merret me hapësirën. Eraldi jeton në Kanada dhe është një atrofizikant i sukseseshëm. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi se përveç pasionit punon në një kompani lazerash me teknologjinë e fundit.

“Unë punoj në një kompani lazerash. Është teknologjia e fundit, por është pak delikate si punë, do shumë kujdes. Unë kam studiuar për fizikë, por astronomia është degë e fizikës. Është shumë e afërt me fizikën. Është një dëshirë e imja, një hobi, një nevojë e imja. Unë kam dashur gjithmonë ta zbulojë natyrën. Është një kuriozitet që më vjen nga brenda, unë nuk mund të rri pa zbuluar të panjohurat”, u shpreh Eraldi.

Më tej, ai shpjegoi se si përmes qiellit dhe yjeve, ne kthehemi pas në kohë.

“Ka shumë ide, shumë metoda për të kaluar në të kaluarën, në të ardhmen. Janë teori deri diku dhe të rregullta. Teori shkencore por janë shumë larg praktikës. Një mënyrë që kam thënë tani vonë, është që në qoftë se ne zhvendosemi në hapësirë nga pika A në pikën B. Po themi zhvendosemi 5 vjet dritë larg, shkojmë te një yll i afërt që ndodhet 5 vjet larg. Edhe po të shohim dritën e tokës, i paraprin dritës së nisur para 5 vitesh. Po të shohim mbrapa, shohim dritën e 5 viteve më përpara dhe shohim tokën si ka qene para 5 vitesh”, detajoi Buneci./abcnews.al