Djali i kecit “që theu rrjetin”/ “Rrëfehet” mirditori që u bë viral me mirësi, e jo dhunë e sharje
Në një kohë kur në vend po debatohet për mesazhet e dhunës në rrjetet sociale, një shembull tjetër vjen nga Ardit Kabali, i cili u bë viral pasi i dhuroi një kec një moderatoreje të huaj.
31 vjecari nga Mirdita shpjegoi se ky veprim ishte një ide spontane dhe është i lumtur që ka krijuar një ndikim pozitiv te njerëzit.
Ky është Ardit Kabali nga Mirdita I cili ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale pasi u shfaq në një video duke i dhuruar një kec një moderatoreje të huaj.
Gjesti simbolik dhe shenjë mirësire solli një reagim të menjëhershëm, pasi video bëri xhiron e rrjetit
“Ia dhurova një personi shumë të famshëm atje, një vajzë.”
Për Ora news, Arditi shpjegon se ky veprim ka qenë një ide spontane dhe e natyrshme për të.
Ai ka treguar se ka dashur të sjellë një gjest të papritur dhe të veçantë, për të treguar se çdo moment mund të kthehet në diçka të paharrueshme.
“Ajo ishte dhurata më e mirë që mund t’I bëja atij personi. E priti shumë mire, më ka dërguar video. Ajo quhet Dhia dhe unë I dërgova një kec.”
Arditi gjithashtu ka theksuar se ky trend ka filluar të ndiqet nga shumë persona të tjerë, të cilët kanë pasur ide të ngjashme, duke dhuruar gjithashtu kafshë të ndryshme si dhurata.
“Në fillim nuk u ndjeva mire se thash se do e bëjnë e të tjerët e nuk do jetë një gjë e veçantë.”
Është i lumtur që ky moment ka pasur një ndikim kaq të madh te njerëzit.
Ora News