Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos pushime në Qeret me të dashurën, ja si duket i mbuluar nga tatuazhet
Ai ka një karakter unik, ndërkohë që ka befasuar miqtë e tij shqiptarë gjatë pushimeve, që po kalon këto ditë të nxehta në Qeret. 22 vjeçari Anthony Çako duket i mbuluar nga tatuazhet, të cilat i ka ekspozuar me fotot që ka postuar në Intagram. Anthony, djali i vetëm nga martesa e sopranos së njohur Inva Mula me kantautorin Pirro Çako ka ndarë me miqtë foto nga hoteli me të dashurën franceze Marien, të veshur me peshqirë pas dushit. Ai vizitoi Tiranën pak javë më parë bashkë me të dashurën e tij, një bionde misterioze gjithë stil, sa sensuale aq edhe snobe. Duket se Shqipëria po e tërheq më shumë tani djalin simpatik, pasi këtu jetojnë tashmë të dy prindërit e tij të ndarë, Pirro dhe Inva.