Djali i Hueyda El Saied feston ditëlindjen, i ati dedikim prekës: Të fortë së bashku! Mami dhe unë…
Djali i Hueyda El Saied, Gabrieli feston sot 7 vjetorin e lindjes dhe babai i tij, Thierry i ka bërë një dedikim prekës.
Në fjalët dedikuar të birit, të cilin e birësoi para ndarjes nga jeta të artistes shqiptare, Thierry shkroi se “mami është shumë krenare për të”.
“Të fortë së bashku”, janë fjalët me të cilat i drejtohet 7-vjeçarit, duke treguar se do e kalojnë së bashku këtë humbje të madhe.
“Gëzuar ditëlindjen Gabriel! 7-vjeç sot, mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Ne të duam shumë biri im. Të fortë së bashku. Babi yt”,shkroi Thierry në postimin e tij, të shoqëruar me një kolash fotosh të familjes së tyre.
Bashkëshorti i Hueyda El Saied dhe Gabriel vendosën të mbanin Instagramin e të ndjerës të aktivizuar pas ndarjes së saj nga jeta dhe herë pas herë ndaj kujtime të bukura me artisten.
/Panoramaplus.al