
Djali i Fifit do të quhet…
Fifi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë. Dje këngëtarja zbuloi se ajo dhe partneri i saj Adis Patushin do të bëhen prindër të një djali.
E teksa pritet që në fund të prillit këngëtarja të sjellë në jetë të voglin e saj, duket se edhe hallin e emrit e ka zgjidhur. Burime për “Prive” bëjnë me dije se midis shumë opsionesh ata kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre të parë bashkë “Nin”.
Nëse nuk ndërrojnë mendje, ky do të jetë emri me të cilin do të pagëzojnë të voglin e tyre.