Djali i ëndrrave pas Kejsi Tolës, tani në krahët e Elhaida Danit

Për lidhjet e saj thuajse nuk flitet kurrë dhe ajo që ka dominuar gjithmonë është suksesi i saj si këngëtare. Por këtë herë duket se janë zbuluar shkëndijat e para të dashurisë. Elhaida mos vallë është në një lidhje me këngëtarin shqiptar të muzikës klasike Brano Agovi…? Në profilin e tij janë shpërndarë foto mjaft të afërta me Elhaidën dhe në postimin e fundit shkruhet ‘Ne të dy’ shoqëruar me zemra.
Ata duken një çift shumë simpatik dhe plot harmoni në publikimet e një pas njëshme.
Kujtojmë se Brano Agovi është përfolur për një lidhje dhe me këngtaren Kejsi Tola.