Djali i Drake shpërthen në lot në mes të skenes së ‘Billboard Music Awards’

Për ju që nuk e dinit, Drake ka një djalë, ai quhet Adonis dhe është vetëm 3 vjeç.

Ishte një natë tepër emocionuese për Drake dhe familjen e tij në ‘Billboard Music Awards’ të dielën.

Këngëtari dhe reperi i njohur u nderua me çmimin ‘Artist i nderit’ gjatë ceremonisë të së dielës, ku u ngjit në skenë me djalin e tij 3-vjeçar, Adonis, i cili i dha një perqafim babait dhe shpertheu në lot në fund të fjalimit.

Ndërsa Drake ia kushtoi çmimin djalit të tij, familjes dhe shokëve të tij.

Adonis mbajti trofeun gjatë fjalimit të Drake në në Los Angeles.

Pas çmimeve dhe trofeut në fund Drake tha: “Unë e di që kam kaluar pafund orë duke u përpjekur të analizoj të gjitha gjërat që kam bërë gabim, por sonte, për një herë të vetme, jam i sigurt se kemi bërë diçka e drejtë”./revistawho.com