Djali i aktores italiane sulmon Fedez: ‘Jam një gomar, dikur e kisha idhull’

Achille Costacurta, djali i aktores italiane Martina Colombari dhe Billy Costacurta ka sulmuar ashpër Fedez. Në rrjetet sociale, ai shkruan se kur ishte më i vogël ka dashur të bëjë një foto me reperin. Achille shkruan se ishte në një klub me babanë e tij kur pa Fedez, i cili ishte një idhull i vërtetë për të, por ajo që ndodhi më pas i ndryshoi mendimin.

Teksa ka publikuar një video të shpërndarë nga Chiara Ferragni dhe Fedez me Leone dhe Vittoria duke u argëtuar në një dhomë lojërash, Achille thotë se ai kërkoi, pak a shumë kur ishte në moshën e Leones, një foto idhullit të tij të mëparshëm dhe se ai ia mohoi sepse ishte duke ngrënë: “Unë jam një gomar”, shkruan Costacurta dhe më pas shton: “Ndoshta tani nuk do ta bënte sepse ka fëmijë? Në të vërtetë, bëni një gjë: pyeteni nëse do të refuzonte ende një foto me një fëmijë sot”.

Ndjekësit kanë mbetur të habitur nga qëndrimi i Fedez-it, i cili është zakonisht shumë i vëmendshëm ndaj çështjeve dhe dinamikave të caktuara, veçanërisht me fëmijët. Megjithatë nuk e dime historinë e vërtetë dhe duhet të presim edhe versionin e Fedez…nëse e mban mend.