Djali feston 2-vjetorin e lindjes, Majk bën dedikimin e ndjerë: Ti je mishi dhe gjaku im
Sot për reperin e njohur Majk është një ditë tepër e veçantë. Djali i tij, Roan feston 2-vjetorin e lindjes. Majk ka zgjedhur që ta urojë në një mënyrë speciale duke bashkuar disa foto, ku shfaqen të dy në momente të ndryshme të vitit. “Çdo gjë që kam për të arritur në jetë, kam për ta bërë vetëm për të parë të lumtur ty, ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur… Urime ditëlindja e dytë zemra e babit. Zoti të bekoftë”, ka shkruar reperi në ‘Instagram’.
Kujtojmë që Majk është përfolur shumë në media për marrëdhënien e tij me nënën e Roanit, Majlindën. /revistawho.com