Djali i Adelina Ismailit feston 2-vjetorin e lindjes, pamjet nga festa

Në familjen e Adelina Ismailit kishte festë dje, dhe këtë e ka treguar foto e publikuar nga bashkëshorti i saj Val Krasniqi. Uliksi, djali i tyre feston ditëlindjen e dytë dhe prindërit i kanë organizuar një festë, që nuk kaloi pa vëmendje.

Adelina-Ismaili-2

Mes një dekori shumë të veçantë me një tortë para vetes, i vogli shfaqet i emocionuar. Krasniqi ka shkruar edhe një dedikim për djalin e tij krahas fotos që zbulon pak nga festa duke i uruar lumturi, shkruan Who. Siç kuptohet, çifti i njohur i showbiz-it e kanë mbajtur shumë familjar këtë rast special duke mbledhur bashkë personat më të afërt. Uliksi është djali i parë i Adelina Ismailit dhe bashkëshortit të saj.