Djalë apo vajzë?Rihanna fotografohet në një qendër tregtare teksa blen veshje për fëmijë, ja çfarë zgjodhi ajo
Ndonëse ka ndarë me ndjekësit lajmin se është në pritje të ëmbël, Rihanna ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj të parë.
Në daljet e saj publike, ajo ka marrë vëmendje të veçantë për look-un që ka zgjedhur gjatë kësaj periudhe.
Së fundmi, multi-miliarderja është fotografuar në një qendër tregtare teksa po bënte pazar në një dyqan me rroba fëmijësh.
Ajo ç’ka paparacët kanë fotografuar ishte zgjedhja që Rihanna bëri në fillim të blerjeve të saj, një fustan për vajza në ngjyrë portokalli.
Foto u bënë menjëherë virale në rrjet dhe ndjekësit kanë aluduar se është në pritje të një vajze.
Por gjithnjë e kujdesshme ndaj syve kureshtarë, nëna e ardhshme u kap gjithashtu duke blerë edhe çorape dhe këmisha uniseks për bebe.
Këngëtarja kishte zgjedhur një look minimalist, por mjaft interesant.
E veshur me një fund në ngjyrë gri dhe një bluzë sportive lejla, shoqëruar me një palë taka mjaft ekstravagante, Rihanna ka shkëlqyer me pamjen e saj.
Ju rikujtojmë se së fundmi këngëtarja ka zbuluar se kompania e saj “Fenty Beauty” tashmë është në shitje por ajo ende nuk e ka zbuluar shifrën që mendon të marrë.