Djalë apo vajzë? Zbulohet gjinia e bebit që po pret Jonida Vokshi
Është….djalë!
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja pak ditë më parë, gjatë transmetimit “live” të “Big Brother Kosova”. Jonida zbuloi se do bëhet sërish nënë duke zbuluar barkun e rrunbullakosur. Por, gjininë na e mbajti sekret.
Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Jonida do bëhet me një djalë. Lajmi ende nuk është konfirmuar nga ajo, por ne po presim një “gender reveal” të bukur siç ndodh zakonisht.
Kujtojmë se Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni mjaft të veçantë në Durrës. Dy vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë quajtur Emi.