Dj shqiptar do të sjellë një bashkëpunim me Tyga-n

Edhe pse vitet e fundit bashkëpunimet e këngëtarëve shqiptare me artistë të njohur ndërkombëtarë janë të shpeshta, sërish është arritje kur realizohen projekte të tilla. Këtë herë është një nga Dj-të më të përfolur të momentit, Regard, i cili mësohet se do të sjellë një bashkëpunim me reperin Tyga.

Raportohet nga mediat se artistët janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Kënga po ashtu do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të xhirohet në muajt në vazhdim. Mesa duket, suksesi i momentit të Regard, ka bërë që talenti i tij të vihet re nga artistë të famshëm dhe shpresojmë që me Tyga-n të jetë vetm fillmi.
Për ju që nuk e dini, Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, është me origjinë nga Ferizaj. Ai ka marrë famë ndërkombëtare kohët e fundit, për shkak të remix-it të këngës “Ride It”,e  cila jo vetëm që është bërë pjesë e klasifikimeve të rëndësishme muzikore në të gjithë botën, por është edhe shumë e luajtur në TikTok, me gati 4.1 milionë klikime.

 

Projekti i tij i fundit, po ashtu mjaft i pëlqyer është bashkëpunimi me RAYE, “Secrets”, ndërkohë që i radhës mendohet se do të jetë me Tyga-n, vetëm nëse artisti shqiptar nga ka rezervuar të tjera surpriza. Regard së fundit është nominuar në eventin më të madh muzikor në Spanjë, “Los40 Music Awards”, si “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”, krah emrave të mëdhenj të muzikës.

/News31