Dj Aldo sfidon Endrit Mërtirin: “Unë jam modeli i ri D&G”
Endrit Mertiri tashmë është bërë i njohur pas projekteve fantastike me D&G, duke hyrë në listën e njerëzve të rëndësishëm në botën e fotografisë dhe fashion, për të cilin ka gjithmonë një ftesë duke qenë i pranishëm në këto evente të modës së lartë. Ndërkohë vitin 2017-të fotoja e Endrit Mërtirit theu rekord në faqen e “Dolce & Gabbana”, përshënuar një tjetër sukses në karrierën e tij. Për të gjitha arritjet e tij ai ka marrë statusin “djali D&G”, pasi vishet me këtë markë. Me një bluzë të tillë e ka nisur Dj. Aldo, Vitin e Ri 2018-të. “I am a new Dolce & Gabbana model”, shkruhet në foton nga club-i ku ai kaloi natën e ndërrimit të viteve, që me shaka mund ta konsiderojmë një sfidë e hapur që ai i bën Endritit dhe modelëve të tij.