Divorci i futbollistit me modelen e njohur mund të jetë “katastofa” e llogarisë së tij bankare!
Në lajmet se Gisele Bündchen dhe Tom Brady po ndahen, shkruhet për kujdestarinë e fëmijëve, për arsyet që i shtynë t’i japin fund martesës, por edhe për pasojat financiare që mund të jenë “katastrofike”. Ekspertja e divorcece, Karen Jerry ka folur për situatën financiare të Brady-t kur divorci të finalizohet.
Nëse çifti nuk ka bërë një marrëveshje paramartesore, e cila mbron pasurinë e secilit, lojtari i “Tampa Bay Buccaneers” mund t’i detyrohet top-modeles një shumë të konsiderueshme parash. “Duke pasur parasysh vlerën neto të vlerësuar të Tom prej 400 milionë dollarësh dhe sipas ligjit amerikan, ndarja e aseteve martesore është 50/50.
Pra, nëse nuk kanë firmosur një marrëveshje paramartesore , atëherë ai do t’i duhet t’i japë nënës së fëmijëve të tij rreth 200 milionë dollarë”