Divorci i bujshëm/ Erjona Sulejmani në Mykonos me ish-lojtarin e “Big Brother”

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, mesfushor i talentuar i Bolonjës dhe i kombëtares zvicerane së fundi u komentua për divorcin e bujshëm. Nëna e një djali, e cila tregoi në media se ka bërë një libër ku rrëfen të vërteta skandaloze për djemtë e botës së sportit, këtë muaj ka udhëtuar për pushime në Greqi. Në një hotel në Mykonos ajo ka shkrepur një foto, ndërsa e mban në krahët e tij ish-lojtari i “Big Brother”, Klodian Çela. Mesa duket Klodiani, i cili u kthye në Itali pas lojës vazhdon të ketë miqësi me personazhet e njohur, pasi së fundi u pa në stadium me Lorik Canën. /Story.al/