“Divorc, 10 vjet burg, pa para”, rrëfehet Albërije Hadërgjonaj!
Albërije Hadërgjonaj është rrëfyer si kurrë më parë. Në një intervistë për “Goca dhe gra”, ajo ka folur për rrugën përmes të cilës i është dashur të ecë për të arritur këtu ku është sot.
“Unë para 10-12 vitesh nga një tmerr që kam përjetuar, nga një divorc, 10 vite burg, probleme, pa para. Unë të mos isha e fortë, do isha mposhtur,e mbaruar. Unë vendosa që do punoj me çdo lloj qenie të mundshme. Unë vajzat i çoja me makinë dhe i prisja në makinë kur dilnin nga club-i. Ju thoja, dilni kur t’iu them me orar, se përndryshe nuk e shihni më. Kur je e zonja. Unë e kam shtëpinë akullore, 50 vetë të më vijnë unë këndoj qesh, gatuaj. Ku kemi arritur sot, e kemi nisur nga hiçi, kjo është të rrisësh veten. Kur kam shkuar në Amerikë, kam jetuar në një dhomë të vogël me një banjo, kemi pasur vetëm një krevat me Anxhelinën dhe një televizor dhe një kuzhinë të vogël me një lavaman. Ashtu kemi jetuar dhe sot fqinj me familjen Kardashians. Por gjithmonë e kam dashur jetën”, ka rrëfyer artistja.