Divin 2 vjeç, Visjan Ukcenaj nuk i kursen fjalët e ëmbla për vogëlushin e tij

Dita e sotme është mjaft speciale për aktorin e njohur të humorit, i cili dy vite më parë u bë baba i një djali.

Sot vogëlushi i quajtur Divin feston 2-vjetorin e lindjes dhe babi Visjani nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të birin.

“Gezuar Ditelindjen Zemra e Babit. Zoti te Bekofte #divin#2vjec”, shkruan aktori krahas fotos ku Divin shfaqet mjaft i qeshur.

View this post on Instagram

Gezuar Ditelindjen Zemra e Babit. Zoti te Bekofte 😊 #divin #2vjec

A post shared by V I S J A N U K C E N A J (@visjanukcenaj) on

Visjani e ka treguar shpesh përkushtimin e tij ndaj vogëlushit dhe lidhjen e fortë që ka me të. Divin është djali i vetëm i aktorit me partneren e tij Jona, me të cilën jeton historinë e dashurisë prej 10 vitesh.