Diva e muzikës maqedonase, Kaliopi: Nga Ardit Gjebrea tek Aurela Gaçe, lidhja ime me artistët shqiptarë!

Kaliopi diva e muzikës në Maqedoni, ishte eksluzivisht në intervistë për emisionin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Të gjithë ndërsa thonë Kaliopi mund të bëjnë lidhjen që ajo ka me Eurovisionin, por jo të gjithë mund të dinë miqësinë dhe bashkëpunimët që ka me artistët shqiptarë.
Ajo rrëfeu se ka bashkëpunime me emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare si; Ardit Gjebrea, Darko Dimitrov, Aida Baraku, Ledina Çelo, etj.
Por, ajo u ndal më së shumti në marrëdhënien që ka me Aurela Gaçen.
Pyetjes së Ermalit në lidhje me njohjen e tyre të parë iu përgjigj kështu: “Aurela ishte lidhja ime e parë me artistët shqiptarë. Ajo ishte personi i parë që unë takova, dhe në atë kohë unë thashë:“O Zot është kaq e talentuar, është e shkëlqyer!”
abcnews.al