“Ditën që erdhe në jetë të dedikoja këngë, sot…”! I biri ka ditëlindjen, Arditi na emocionon me fjalët e ndjera
Familja e Ardit Gjebreas ka një ditë të veçantë sot, feston ditëlindjen e Jonit. Ndonëse ai ndodhet larg, surprizat nga të dashurit e tij nuk kanë munguar. Por atë më të bukurën e ka marrë nga motra e tij e vogël Anna.
Më anë të një video telefonate, tre pjestarët e familjes e kanë uruar Jonin dhe më pas Anna ka zbuluar dhuratën e saj për të vëllain.
Bëhet fjalë për një këngë që pritet të publikohet ditën e sotme në orën 18:00, ose siç ajo e cilësoi “në orën e Jonit“.
Videon e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit e tij në fillim moderatori i njohur Ardit Gjebrea e më pas dhe vajza e tij Anna, ku komentet dhe urimet kanë qenë të shumta.
“Ditën që erdhe në jetë, të dedikoja këngë dhe këndoja Jon ndërsa sot, këndon motra jote për ty. A mund të jem dot më i lumtur se kaq? Bekuar qofsh gjithë jetën,“ ka shkruar moderatori përkrah postimit.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur e publik që kanë bërë urimin e tyre, po ashtu dhe ndjekës dhe fansa të shumë të Arditit nuk mund të rrinin pa e uruar për këtë ditë të vecantë.