“Ditën dilja jashtë dhe shisja, natën rikthesha në qeli”, trulloset Ardit Gjebrea: Pse ma përmende femrën?

Agroni ka vendosur të rrëfejë tek “Ka një mesazh për ty” për jetën e tij të çrregullt që ka bërë në Itali. Ai ka treguar se është marrë me shpërndarje dro ge në Itali për shumë vite dhe shpesh herë ka përfunduar në brenda.

Por kjo gjë nuk e ka penguar atë të hiqte dorë nga kjo jetë, ku filloi dhe vetë ta konsumonte. Ardit Gjebrea: Pra ti dilje nga bur gu, merreshe prapë me shpërndarje, futeshe prapë. Dilje prapë dhe merreshe prapë, dhe futeshe prapë.

Cili ishte momenti që të ndryshoi jetën që të bëri të kuptosh se kjo nuk është rruga e duhur?

Agroni: Unë njoha një femër të gabuar atje dhe për mua ishte jeta ideale. Edhe ajo ishte e kësaj bote. Kur u futa në bu rg për herë të dytë ata më dhanë gjysmë liri, dilja ditën dhe natën kthehesha. Ditën punoja.

Ardit Gjebrea: Kur thua punë, e ke fjalën për punën e tme rrshme?

Agroni: Po punën e tme rrshme.

Ardit Gjebrea: Pra gjatë ditës bëje punën e tme rrshme dhe në darkë shkoje në bu rg?

Agroni: E forta ishte se shkoja dhe në lokal në darkë nja 1 orë para se të shkoja në burg.

Ardit Gjebrea: Ti e përdorje vetë?

Agroni: Fillova me kalimin e kohës, ndonjëherë hajd të bëjmë ndonjë vizë. Unë nuk pija as cigare e as alkool, por kur fillon jetën e natës, fillojnë radhë pastaj.

Ardit Gjebrea: Pse ma përmende atë femrën?

Agroni: Ajo ka qenë goditja ime në kthesë. Ajo femër ishte e çrregullt dhe më uli mua puplat me shokët.

Kur dola nga burgu më tha që kam ngelur shtatzënë me ty dhe sot kam një çupë shumë të bukur 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nëna e vajzës tënde çfarë jete bën sot?

Agroni: Të çrregullt.

Ardit Gjebrea: Po vajza jotë?

Agroni: I rri unë si mbështetës me këtë jetë që kam.