Ditëlindje si kjo e Turit: Dy torta dhe shumë dashuri
Mbrëmjen e kaluar një festë tipike karantine është organizuar në shtëpin e Turjanit dhe Orindës që bashkë mirëpritën 36-vjetorin e djalit nga Berati.
Urimet nga miqtë e producentit kanë qenë të ndryshme, ndërsa Orinda ka zgjedhur të jetë e fundit mes tyre. Ajo ka publikuar një foto të Turjanit mes tortave, të bëra me dashuri nga gazetarja Iva Tiço, mes të cilave nuk ka hezituar dhe t’i dedikojë disa fjalë dashurie babit të ardhshëm. “Të dua”, ka shkruar Orinda në postimin ku ka bashkangjitur dhe këngën e Beyonce “Mësimet e babit”.
Huta është kujdesur dhe të shtrojë një tavolinë të përgatitur të gjithën nga ajo për më të dashurin e saj, ku nuk ka munguar mishi, që Turi duhet ta ketë shumë qejf saqë Orinda ia ka quajtur kështu tortën e parë./revistawho.com