Ditëlindja luksoze e Alesia Bamit, ja kush ishte burri që i dhuroi makinë

Alesia Bamin një nga vajzat më të ndjekura në Instagram këtë sezon e shohim në rolin e velinës në emisionin “Stop”. Dje në mbrëmje ajo ka festuar ditëlindjen në një festë të kuruar deri në detaje. Një ambient i errët i ndriçuar vetëm nga ngjyra rozë, me temën “Diva’s Birthday”, ka mbledhur edhe disa nga figurat më të njohura të botës së televizionit. Pas përfundimit të mbrëmjes, Alesia është surprizuar nga babai i saj, i cili i ka blerë një makinë të tipit Audi, shoqëruar me një buqetë të madhe lulesh.