Ditëlindja e parë e Jonit, Adelina Tahiri bën urimin e ëmbël për të birin (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, u bë nënë për herë të parë më 27 gusht të vitit 2018. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Adelina-Tahiri-2

Adelina herë pas here publikon foto në profilet e saj në rrjetet sociale së bashku me bashkëshortin, avokatin Serjoza Markov dhe të birin, të cilit i ka hapur një llogari në “Instagram”.

Adelina-Tahiri-3

Por së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me urimin që i ka bërë Jonit me rastin e ditëlindjes së tij të parë. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me të birin në krahë, duke e mbajtur lart.

Adelina-Tahiri-4

“Falenderoj Zotin që të kam! Urime ditëlindjen e parë jeta mamit! Shëndeti dhe lumturia qofshin gjithmonë me ty”m shkruan Adelina krahas fotos, ku nuk mungojnë urimet për Jonin e vogël.

Adelina-Tahiri-1

Ndërkohë në “Instastory”, Adelina ka ndarë disa nga momentet më të bukura me Jonin që nga dita e lindjes e tani.