Ditëlindja e ëmbël e Olta Gixharit, aktorja feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj
Padyshim që kjo është ditëlindja më e bukur për Olta Gixharin. Aktorja shqiptare për herë të parë feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj.
Ajo është në pritje të fëmijës së saj dhe 34-vjetori i lindjes është i veçantë për të.
Aktorja është në javën e 32-të të shtatzënisë dhe foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti.
Herë pas here, Olta Gixhari publikon foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë detaje të shtatzënisë me ndjekësit.
“#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona të fundit çift👩❤️👨 Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim,”– shkroi aktorja pak ditë më parë në një postim në Instagram, duke treguar se ajo dhe partneri i saj misterioz mezi po e presin.
Por Olta Gixhari ende nuk ka zbuluar gjininë e foshnjës. Madje aktorja publikoi një foto dhe pyeti ndjekësit nëse mund ta gjenin nga forma e barkut nëse bebi është djalë apo vajzë.
“Sa çudi që disa njerëz vetëm nga forma e barkut janë në gjendje të kuptojnë seksin e bebit🤗 Po unë si dukem, do të bëj një vajze apo një djalë? Se një do të bëj kjo është e sigurt 😅 #judua”– shkroi ajo.
Ndërsa një prej ndjekësve i komentoi: “Të jetë mirë me shëndet, fëmijët janë dashuri (ndërsa plakat e fisit sipas barkut tënd do thoshin vajzë 😂🤦♀️)mua mi kanë gjet të dy😂😂😂😂.”
Ndërsa aktorja iu përgjigj: “😂😂😂😂😂 plakat e fisit mi puth.”
/Panoramaplus.al