Ditëlindja e çmendur e Neymar, 27 vjeç me paterica dhe të ftuar VIP
Këputja e metatarsit të pestë të këmbës së djathtë nuk e ka penguar Neymar të festojë në mënyrën më të mirë 27 vjetorin: super-festë e ditëlindjes në Paris, me shokët e skuadrës, familjarë, të fejuarën dhe persona VIP. Gjatë “Natës Rozë” në Pavillon Gabriel, sulmuesi i Psg ka folur me një tis trishtimi para tyre: “Për një atlet nuk është asnjëherë e bukur të jetë me paterica, si dhuratë këtë vit do të doja një metatars të ri për t’u kthyer të luftoj në fushë”, shkruan Lapsi.al. Mes të ftuarve, shumë miq e shokë të skuadrës si Buffon, Verratti, Dani Alves, Mbappé e madje edhe Cavani. Prezentë në festën e brazilianit edhe Dj Bob Sinclair, këngëtari Wesley Safadao e surfisti Gabriel Medina.