Ditëlindja e Alban Skënderaj zbulon marrëdhënien speciale të dhëndrit me vjehrrin

1524403603008-1
Alban Skënderaj festoi dje ditëlindjen, dhe urimet e përzemërta me këtë rast ishin të shumta nga njerëzit e tij më të afërt. Një urim të veçantë i bëri vjehrri, Agim Cani, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies speciale të Dhëndrit me vjehrrin. “20 Prilli… Është një ditë, për ne dhuratë nga perënditë! Ka lindur ky djalë. Për zemrën dhe zërin të lë pa fjalë. Gëzuar Alban!”, shkroi ai në foton me vajzën e tij dhe Albanin. Ky urim erdhi pas fjalëve prekëse të Miriamit për partnerin dhe babain e vajzës së tyre, Ameli./Story.al/