Ditëlindja e 50-të e Dritan Hoxhës/ Brenda ceremonisë së mbrëmshme të Top Medias

Mbrëmë u mbajt ceremonia në nder të 50 vjetorit të lindjes së Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel, i cili u nda nga jeta tragjikisht 10 vite më parë. Kjo ceremoni e nisur në orën 19:30, u organizua në studion gjigante “Nova”, qw u inagurua posaçërisht në këtë ditë të veçantë. “Story.al” ju sjell pamje nga ceremonia, ku shihet prania e disa personazheve të njohur të televizionit. Ndërkohë “Top Channel” e përcolli lajmin në faqen e saj me këto fjalë: “16 Tetori është dhe ditëlindja e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha. Ditëlindja e Dritan Hoxhës është gjithmonë festë për Top Median prandaj, sot në ditëlindjen e Tanit feston familja e madhe e “Top Channel”. Ashtu siç e ka traditë, çdo 16 tetor familja e televizionit më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri feston ditëlindjen e tij dhe ëndrrën që vazhdon”, shkruhej në lajmin e TCH.