Ditë zie për muzikën italiane, ndahet nga jeta Franco Battiato

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare këngëtari i njohur italian Franco Battiato.

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e cila i kishtë prekur trurin, Alzhaimeri shuhet në shtëpinë e tij në Milo, në Catanese, Franco Battiato. Lajmi i keq u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Këngëtari italian ka lindur në Jonian në 23 mars 1945. Battiato arriti një popullaritet të madh pasi këndoi në disa zhanre muzikore.

Për shumë njerëz do të mbetet një ‘Qendër e gravitetit të përhershëm’, siç shkruhet në një prej këngëve të tij më të famshme dhe vdekja e tij ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në muzikën italiane, të cilës ai i ka dhuruar këngë të paharrueshme si ‘La cura’, “Voglio vederti danzare” apo “Bandiera Bianca”.

Prej kohësh i sëmurë nga Alzheimer, edhe pse sëmundja e tij nuk u bë kurrë publike, Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh.

Ai hoqi dorë nga performancat live pas një rrëzimi nga skena në 2015 dhe qëndronte që nga ajo kohë i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve të tij.

Karriera e tij e gjatë prej pothuajse 5 dekadash e ka bërë rrugën e Battiatot vërtetë unike në panoramën italiane. Një mendimtar i lirë ironik Franco ka praktikuar artin e provokimit dhe ka pasur gjithashtu një përvojë të shkurtër (të papaguar) si këshilltar për Rajonin e Siçilisë në Crocetta, e cila zgjati nga nëntori 2013 deri në mars 2014 dhe përfundoi në një mënyrë të stuhishme. Megjithëse ka qenë gjithmonë larg qëndrimeve luftarake, ai kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të Majtën dhe me “Povera patria” ai ka nënshkruar një nga portretet më intensive të degradimit të Italisë.

Më ndarjen e tij nga jeta në moshën 76-vjeçare, muzika humbi një artist të madh, por fat i madh i gjenialiteti të këtyre artistëve është vepra që lënë pas. Me ironinë e tij karaktreistike dhe sensin e lartë të humorit i dha shumë artit italian.

(o.l./dosja.al)