Ditë zie për moderatorin shqiptar, humb njeriun e dashur të familjes
Është munduar që gjithmonë jetën private dhe njerëzit e tij të dashur t’i mbajë sa më larg vëmendjes mediatike, por ditën e sotme Flor Gjini doli jashtë këtyre kornizave.
Moderatori i Top Channel, të cilin e shohim çdo të dielë në “E diell” dhe së fundmi në “Pushime On Top” ka humbur një ndër njerëzit më të dashur, gjyshen e tij. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur paraditen e sotme duke postuar në ‘Instagram’ një foto teksa shfaqet në prehrin e gjyshes së ndjerë.
“Kohët e fundit, e kemi pasur shumë të rallë ritualin tonë të masazhit, por e ndjej prekjen tënde gjyshe. Do më mungosh”, ka shkruar ai.
Të gjithë e dimë dashurinë dhe kujdesin e madh të gjyshërve për nipërit dhe mbesat, kështu që me siguri kjo është një humbje jo e lehtë për Florin.
U prehtë në paqe!/News31