Ditë zie në familjen Vula, ndahet nga jeta gjyshi i Ledrit!

Sot është një ditë e trishtë në familjen e reperit të njohur, Ledri Vula, pasi është ndarë nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë Ka qenë mamaja e tij, Xheraldina, e cila ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram, se ka mbyllur sytë për herë të fundit babai i saj.

Xheri bën me dije, bashkangjitur me një foto të të atit, se ai është larguar nga jeta, ndërsa duke zbuluar emrin me të cilin ai i thërriste me përkëdheli, thotë se do ta dojë përjetë. Po ashtu ajo njofton si do të kryhet ceremonia e tij mortore, e detyruar nga rregullat anti-Covid.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Kujtojmë se Ledri ka pasur një marrëdhënie shumë të bukur me gjyshin e tij, çka e ka dëshmuar me postimet që ka bërë herë pas here në Instagram. Veçojmë këtu video-n e gati një viti më parë, ku gjyshi dhe gjyshja e tij tërhoqën vëmendjen në rrjetet sociale, teksa kërcenin me këngën e reperit dhe ai shprehej që janë njerëzit më pozitivë që njeh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

/News31