Ditë zie në familje Obama, qenushi presidencial humb betejën me kancerin
Barack dhe Michelle Obama kanë dhënë lajmin e hidhur të vdekjes së qenushit të familjes. Bo ka humbur betejën me kancerin në moshën 12-vjeçare.
“Kjo pasdite qe e vështirë për familjen tonë. I thamë lamtumirë shokut tonë më të mirë, Bo, pas një beteje me kancerin. Në fushatën zgjedhore të 2008-ës i premtuam vajzave që do merrnim një qenush pas zgjedhjeve. Asokohe, Bo do të ishte shoqërues i vajzave. Nuk e kishim idenë që do merrte kaq shumë rëndësi për ne”, ka shkruar Michelle në njoftimin e bërë në ‘Twitter’.
Fotot e familjes Obama dhe qenushit të shpërndara në rrjet i kanë prekur të gjithë ndjekësit që iu kanë ofruar ngushëllimet e tyre. Nga ana tjetër, një mesazh ka shkuar për familjen nga Biden, që i shpreh dhimbjen për humbjen./revistawho.com