Ditë të trishta për këngëtaren/ Pas babait, humb edhe..

Ditë aspak të mira këto për këngëtaren Big Mama. Disa kohë më parë ajo humbi babain, por sot këngëtarja ka marrë një tjetër lajm të trishtë.

Ajo ka njoftuar vetë përmes rrjeteve sociale se është ndarë nga jeta edhe axha i saj.

Bi-Mama-2

“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar në njoftimin e saj në Instagram Big Mama, duke ja bashkur edhe një foto me axhën e saj.