“Ditë për t’u mbajtur mend”- Pas dy muajsh bashkëshortja e Lorik Canës më në fund po…

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë ndër çiftet më të dashura në Shqipëri.

Herë pas herë ata ndajnë momente së bashku në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Por nuk mungojnë as batutat mes tyre. Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtare publikoi video ku tregoi se bashkëshortja e tij po gatuan për herë të parë pas dy muajsh.

Në video shihet Monica që po gatuan dhe kjo sipas ish-futbollistit është një ditë për tu mbajtur mend.

“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh,”– shkroi Lorik Cana, krahas videos.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali me emrin Boiken dhe një vajze të quajtur, Enkeleida.

/Panoramaplus.al