Ditë më parë u takua me Princin Charles, si është sot gjendja e Mbretëreshës Elizabeth?
Ditën e djeshme u konfirmua se Princi Charles është prekur nga Covid-19. Princi britanik i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv, ndërsa bashkëshortja e tij Camilla, jo. Menjëherë pas lajmit ata u vetizoluan në Kështjellën Balmoral në Skoci. Mirëpo pas këtij lajmi të trishtë të gjithë i kishin sytë nga Mbretëresha. Sipas mediave britanike ajo është takuar me djalin e saj në 12 mars dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur asnjë simptomë të Covid-19. Pallati mbretëror për t’i qetësuar të gjithë tha se Mbretëresha dhe Princi Philip janë të vetizoluar dhe gëzojnë shëndet të plotë duke mos dhënë detaje të tjera nëse ata i janë nënshtruar testit për Koronavirus apo jo. Gjithashtu ata publikuan dhe foto të Mbretëreshës teksa shihet duke folur në telefon në një gjendje të mirë.