Dita Botërore e Sindromës Down, bashkëshortja e Dr.Florit publikon fotot e bukura me djalin

Në datën 21 mars, të gjithë njerëzit solidarizohen për një kauzë të rëndësishme. (WDSD) ose ndryshe, Dita Botërore e Sindromës Down, simbolika e së cilës është të veshësh një palë çorape me ngjyra të ndryshme, për të treguar faktin se të qenurit ndryshe të bën të veçantë.

Blerina-2

Në këtë ditë të rëndësishme, ka reaguar dhe bashkëshortja e Dr.Florit, Blerina, nëpërmjet disa fotove me djalin e saj në ‘Instagram’.

Blerina-3

Fotot dhe shkrimet duken pak humoristike, megjithatë, nga buzëqeshjet e tyre do të kuptoni se ato janë vërtetë të lumtur.

Blerina-4

Blerina është shprehur shpesh herë se si është të jetosh me dikë që vuan nga sindroma down dhe se sa e vështirë është kjo gjë në Shqipëri për shkak të mungesës së kushteve apo informacionit mbi këtë temë. Kujtojmë që Danieli iu nënshtrua një operacioni, por e kaloi me sukses dhe tani është në gjendje shumë të mire, shkruan Who.