Dita 21 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Ka “kontradikta themelore” në bisedimet që synojnë t’i japin fund sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, por kompromisi është i mundur, tha një anëtar i delegacionit ukrainas dhe ndihmësi i presidentit, Mykhailo Podolyak. “Ne vazhdojmë nesër. Një proces negociues shumë i vështirë dhe viskoz.”

· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha gazetarëve se “me aleatë të tillë do ta fitojmë këtë luftë” pasi kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë bënë një udhëtim të rrezikshëm me tren në Kiev për të ofruar mbështetjen e tyre. Ata janë vizitorët e parë perëndimorë në Kiev që nga fillimi i luftës dy javë më parë.

· Forcat ruse thuhet se kanë marrë peng pacientë dhe personel mjekësor të një spitali në qytetin Mariupol. Sipas BBC, nënkryetari i bashkisë së qytetit Sergei Orlov tha se kishte 400 njerëz në spital dhe ushtria ruse “po i përdorte pacientët dhe mjekët tanë si pengje”.

· Një seri sulmesh ruse goditën një lagje banimi në kryeqytet të martën në mëngjes, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë 15-katëshe me apartamente. Zelensky tha se pesë persona u vranë nga sulmet ajrore.

· Gati 100 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë, tha Zelensky në një fjalim virtual para ligjvënësve kanadezë. Ai iu lut Kanadasë dhe aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për të ndaluar pushtimin rus, duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi sepse çdo ditë rriten viktimat civile.

· Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj 370 individëve të tjerë rusë, duke përfshirë më shumë se 50 oligarkë dhe familjet e tyre me një vlerë neto të kombinuar afro 130 miliardë dollarë. Më shumë se 1000 individë dhe subjekte janë vënë në shënjestër të sanksioneve që nga pushtimi i Ukrainës.

· Boris Johnson do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën për t’u kërkuar që të prodhojnë më shumë naftë dhe të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të reduktojë varësinë nga nafta ruse. Ky veprim nxiti protesta, pas lajmeve se Arabia Saudite kishte ekzekutuar 81 persona vetëm disa ditë më parë.