Dita 110 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Forcat ruse kanë marrë pjesën më të madhe të Sievierodonetsk, ku vazhdojnë luftimet e ashpra në rrugë.

· Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat shkatërruan një depo të madhe që përmbante armë amerikane dhe europiane në Ternopil në Ukrainë. Pretendimi është kundërshtuar nga zyrtarët ukrainas të cilët thanë se aty nuk ishte ruajtur asnjë armë.

· Amnesty International ka akuzuar Rusinë për krime lufte në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Qindra civilë janë vrarë nga bombardimet duke përdorur municione të ndaluara gjerësisht dhe raketa të padrejtuara, tha agjencia në një raport të ri të botuar të hënën.

· Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia në kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë në NATO janë legjitime, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportet e armëve”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Finlandë të dielën.

· Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të dielën mundësinë e bisedimeve të reja me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ndoshta në javën e ardhshme, ne do të flasim për hapat që do të ndërmarrim, duke zhvilluar bisedime me Putin dhe Zelensky,” tha ai në lidhje me zgjidhjet për eksportet e penguara si rezultat i luftës.

· Arsenali global bërthamor pritet të rritet në vitet e ardhshme për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë dhe rreziku i përdorimit të armëve të tilla është më i madhi në dekada. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe mbështetja perëndimore për Kievin ka rritur tensionet midis nëntë shteteve të botës me armë bërthamore, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.

· Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, megjithëse pengesat kanë ngadalësuar zinxhirin e furnizimit, tha të dielën zëvendësministri i Jashtëm i Kievit.

Burimi: Guardian
Anabelmagazine