Disenjatorët e famshëm, të kënaqur me trendin e ri të vjeshtës, lule dhe triko të pazakonta janë kudo!
Shumica kanë zgjedhur ngjyrat dhe dezenët e guximshëm këtë vjeshtë
Ditët e ftohta sjellin me vete ngjyra të ftohta, kurse rrobat janë një mënyrë ideale për të shkundur pak energji dhe për të zbukuruar ditën tuaj, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk keni blerë akoma këta aleatë të rinj të ngrohtë, zgjidhni një stil dhe ngjyrë të guximshme.
Ngjyrat mund të jenë jeshile e ndritshme, një kombinim i disa ngjyrave të zjarrta dhe do të arrini deklaratën më të fortë nëse kërkoni një triko me lara abstrakte.
Po, trikot klasike neutrale janë të domosdoshme, por siç dëshmojnë Raf Simons, Miu Miu dhe Loewe: Sa më e lehtë ngjyra, aq më e mirë trikoja.
Eksperti i trikotazhit, Victor Glemaud, madje futi linja të qarta dhe përkufizoi disa ngjyra në triko dhe jakë retro për t’i bërë ditët e dimrit më të ndritshme.
‘Lulëzoni’ edhe në errësirë
Lulet e pasura dhe kapriçioze të Marnie dhe Dries Van Noten ju ftojnë në një ditë vjeshte me erë, kurse ngjyrat e tyre të kuqe luajnë me gjethet.