Disa persona dolën nga dy makina jashtë burgut dhe … Qëllohet për vdekje me 64 plumba reperi, sapo ishte liruar nga qelia
Një reper amerikan është qëlluar për vdekje sapo doli nga burgu në Çikago.
Raportohet se KTS Dre është qëlluar me 64 plumba në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
31-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester, u shpall i vdekur në spitalin Mt. Sinai Hospital.
Sylvester sapo ishte liruar nga burgu dhe po shkonte drejt një automjeti që e priste, kur disa persona dolën nga dy makina dhe filluan të qëllonin me breshëri në drejtim të tij.
Pasi ekzekutuan të riun, atentatorët hynë përsëri në mjetet e tyre dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Një grua 60-vjeçare, e cila ishte me reperin, u qëllua në gjunjë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu një grua tjetër, rreth të 30-ave, u plagos gjatë atentatit ndaj të KTS Dre.
Sylvester ishte liruar me kusht pasi u arrestua si i përfshirë në një përplasje me armë në 2020.