“Disa gjëra nuk ndahen me të gjithë”, Rozana ka një kërkesë (të drejtë) për fenomenin e kohëve të fundit!

Rozana Radi është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar. Prej kohësh ajo ka njoftuar se do të nisë një program të sajin. Teksa shpesh reagon për çështje të ndryshme, së fundmi ka reaguar për një sjellje që sipas saj, është gjëja më e vështirë. Bëhet fjalë për postimet e fotove në varre. Ajo thekson se të ndjerët, të afërm të familjarëve që postojnë fotot, janë në zemër, në kujtime dhe jo domosdoshmërisht duhen postuar më rrjetet sociale.

“Ka disa gjëra që nuk duhet të ndahen me të gjithë”, shkruan mes të tjerash në “Instagram”.