Disa detaje të reja zbulojnë se Kanye ka tradhtuar Kim-in gjatë martesës

Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhtoi Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë.

Teksti i reperit në “Hurricane” jep disa detaje të pabesisë së tij gjatë martesës, raporton PageSix.

“Dhe ja ku jam unë duke u sjellur si shumë pasanik / Ja ku jam me një vajzë të re / Dhe unë e di të vertetën / Akoma po luaj edhe pas dy fëmijëve / Është shumë për ta tretur kur jeta është gjithnjë në lëvizje”, këndon reperi në albumin e tij të ri “Donda”.

“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe merr përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre,” tha një burim për kuptimin e mundshëm të këngës.

Një tjetër i tha PageSix se “vajza e re” e përmendur në tekstet e Hurricane nuk është drejtuar supermodeles ruse Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda nga muaji i kaluar. /prive.al