“Dirty Diana”/ Kërkesa e çmendur e Lady Diana që vetëm Michael Jackson mund t’ia plotësonte

Michael Jackson dhe Lady Diana kanë qenë ikona në historinë e planetit tone, dhe me siguri që shumë fansa të tyre do të ishin kuriozë të mësonin historinsë se si ata të dy janë njohur dhe takuar për herë të pare. Princesha Diana ishte një ikonë e vërtetë e bukurisë dhe një shembull i përsosur për gratë në mbarë botën; por duket se Lady Di gjithashtu donte të dëfrehej sa më shumë dhe nuk njihte limite. Djali i saj, Princi Uilliam, tha se nëna e tij ishte shumë informale jashtë mureve të pallatit Mbretëror, pra nuk përmbahej fare dhe se ata gëzonin aq shumë bashkë sa që Uilliam kërkonte të qëndronte vetëm me të ëmën, duke thënë se vetëm me të mund të njihej me jetën që bënin “humanët”. Mos harroni se nëna e tij një herë tha: “Ju mund të shfrenoheni dhe mund të bëni çfarëdo argëtimi që t’ju vijë në mendje. Thjesht mos bini në sy dhe jetoni në fshehtësi dhe thjeshtësi jetën tuaj”!, shkruan 360 gradë.al. Princesha Diana ishte një tifoze e madhe e legjendës së muzikës, Michael Jackson. Në vitin 1988, Diana dhe Princi Charles morën pjesë në një koncert në Londër; para fillimit të shfaqjes, princesha vendosi të takohet me superstarin prapa skenës. Ata po bisedonin, dhe papritur, Diana pyeti nëse Michael në koncert do të luante këngën që preferonte: “Dirty Diana”. Ajo i tha: “Është kënga ime e preferuar! Dhe është mjaft e pabesueshme se sa më përshtatet”. Princi Charles, i cili qëndronte gjithmonë në distancë, nuk ua kishte idenë fare argëtimeve dhe thjesht qëndronte nëpër koncerte thjesht për të bërë detyrën, ndërsa Diana dhe Michael në vetëm 5 minuta ata u përshtatën shumë me njëri-tjetrin, dhe në një kohë shumë të shkurtër filluan të flisnin si dy miq të vjetër, edhe pse kjo ishte hera e parë që takoheshin personalisht. Diana ishte një tifoze e madhe e muzikës. Ndër këngëtarët e saj të preferuar ishin; Elton John, Barbra Streisand, Freddie Mercury dhe Michael Jackson.Në fakt, kur princesha humbi jetën në një aksident, Michael Jackson mori pjesë në funeralin e saj dhe deklaroi se ishte një nga humbjet më të thella që mund të njohë historia e njerëzimit.Mbreti i pop-it tha: “Ajo ishte një nga njerëzit më të ëmbël që kisha njohur ndonjëherë”.