Dior, Fendi… gardëroba e bebit të Afërditës është që tani e mbushur me firma
Afërdita është në fund të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë, moment të cilin po e presin me padurim ajo e Jakubi. Modelja së bashku me të motrën, Jehonën ka bërë gati gardërobën për të voglin e saj dhe një qoshe të dollapit na i ka treguar dhe ne.
Afërdita ka zgjedhur rroba sportive për vogëlushin e saj, ku nuk mungojnë firmat Dior e Fendi.
Dollapin modelja e ka mbushur edhe me lodra pellushi dhe duket shumë e kënaqur me organizimin që ka bërë duke falenderuar dhe të motrën për ndihmën.
Afërdita gjatë shtatzënisë nuk i ka kursyer pozat me barkun e rrumbullakosur, madje është komentuar për faktin që deri në muajin e pestë barku nuk i dukej fare. Vetë modelja ka treguar se nuk ka patur shumë simptoma gjatë shtatzënisë dhe e ka shijuar shumë këtë periudhë, duke mos i ndalur vetes as ushqimet për të cilat ka neps.