Diola vazhdon jashtë lidhjen me Xhonatanin? “Do fluturojmë me parashutë”!
Diola Dosti dhe Xhonatani u përfolën për një pëlqim të mundshëm mes njëri-tjetrit gjatë kohës që ishin Brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Albania. Por duket se të dy ata e paskan në plan ta thellojnë njohjen edhe jashtë programit, edhe pse gjatë spektaklit dy ish-banorët nuk ndërmorën asnjë hap për ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, duke mbetur kështu thjesht miq.
Së fundi, zbuluan në “Ftesë në 5” se duan do të bëjnë bashkë edhe një fluturim me parashtutë.
“Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë”, tha Xhonatani, i cili shtoi se do të shkëmbejnë tashmë edhe numrat e tyre të telefonit. Dietologia është nënë e tre vajzëve. Ajo pati rrëfyer se disa kohë më parë se me ish bashkëshortin, Dardan Bafti ishte njohur në moshën 19 vjecare.
“E kemi dashur shumë fort njëri-tjetrin, dhe i jam shumë mirënjohëse. Më ka bërë tri dhurata shumë të bukura, që janë tri vajzat tona, por ishte diçka që u konsumua dhe përfundoi”, pati thënë ajo.