“Më dinte burrë të shkurtër 60-vjeçar”, Dritan Hila rrëfen si i propozoi Rudina Xhungës

Gazetarët Rudina Xhunga dhe Dritan Hila ishin të ftuar sot në emisionin e pasdites “Rudina” në “Tv Klan”. Ndër të tjera prindërit e vajzës, Alana rrëfyen edhe momentin e propozimit, histori e treguar në studio nga Dritan Hila. “Asistentja i kishte thënë që ftoje njëherë këtë Dritan Hilën se po e heqin nga puna. Mbase e ndihmon. Rudina e dinte se isha ndonjë burrë 60 vjeç. Dhe më ftoi. Kur më takoi herën e parë, më tha: “Ti qenke Dritani?! Se unë dukem si i shkurtër nga televizori, edhe policët kur më shikojnë në rrugë thonë: “Pse ti je ai që del në televizor?” Pastaj më ftoi edhe njëherë, për herë të dytë, pastaj më ftoi për herë të tretë dhe aty më vjen turp ta them, por i propozova një libër psikologjik për ta lexuar, që trajtonte gjuhën e trupit. Madje ia çova në televizion, pas një telefonate që i bëra Rudinës dhe ajo më tha që t’ia lija tek roja. E më pas minimumi që do të bënte Rudina ishte të pinte një kafe me mua. Filluam të shoqëroheshim derisa i propozova poshtë shtëpisë së saj afër Kopshtit Zoologjik. Ishte një erë e fuqishme dhe pasi i propozova më tha: “Jam pak si dhi e egër unë, kështu që do të mendohem”, tregoi Hila. Rudina duke qeshur ia kthehu se edhe pse s’e mbante mend këtë frazë që i kishte thënë për veten, në fund të fundit s’e kishte gënjyer sepse kjo është e vërtetë./Story.al/