Dimri që “zhduku” nga ekrani Klea Hutën, prezantuesja zbulon se ç’po ndodh me jetën e saj

Jemi mësuar që figurën e Klea Hutës ta shohim të drejtojë emisione nga më të ndryshmet, që prej fillimeve të saj në televizion. Ajo ka moderuar programe të shumëllojshme në ekranin e ‘Top Channel’ dhe ‘Tv Klan’, si ‘Top Fest’, ‘Gjeniu i vogël’, ‘Top of The Top’, ‘Maratona e këngës popullore’, etj por ky dimër ka qenë i vakët për Klean. Mesa duket mungesa e një projekti televiziv për të ka bërë që Klea ta bëjë pushim për shumë muaj. Pas një periudhe paksa të gjatë mungese në ekran, Klea Huta ka folur vetë për planet e saj. Ajo ka paralajmëruar sot rikthimin e saj me anë të një fotoje në ‘Instagram’, krahas së cilës ka shkruar: “Sa më ka marrë malli për ju publiku im, shumë shpejt do të shihemi bashkë!”. Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë të shumta pëlqimet, por dhe komentet pozitive në foton e publikuar nga Huta. Kujtojmë se më parë, Klean e kemi parë edhe si këngëtare. Ajo ka marrë pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Amla’ dhe ka publikuar videoklipin e saj të parë me titull ‘Bla Bla bla’. Verën e kaluar ajo realizoi një program duke intervistuar në vende të ndryshme të botës, disa nga personazhet e famshëm që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sa i përket jetës private ajo vitin e kaluar bëri publike për herë të parë lidhjen e saj me kantautorin Elgit Doda. Ajo deklaroi se kishte 6 vite e lidhur me muzikantin, por vetëm tani zgjodhi të flasë hapur. Elgiti e shoqëroi Klean me statusin e partnerit në udhëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku xhiroi për programin televiziv të “Top Channel”. Edhe pse e kanë ditur që sytë kureshtarë përreth kanë qenë të shumtë dhe gjithashtu edhe fotografët, Elgit Doda dhe Klea Huta u panë së bashku për herë të parë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”./Panorama Plus