Diletta Leotta shpërthen kundër gazetarëve dhe i jep njëherë e mirë fund çdo thashethemi për ndarjen nga Can
Gazetarja sportive Diletta Leotta është më e lodhur se kurrë nga zhurma e krijuar në media për ndarjen e saj nga Can Yaman. Ajo i ka dedikuar mediave të showbizit një shkrim të gjatë, ku për herë të parë reagon rreth çdo artikulli abuzues që kanë shkruar për të.
Diletta ndalon veçanërisht tek fakti që shumë herë i janë atashuar lidhje që nuk kanë ekzistuar sepse e kanë parë të pijë me ndonjë djalë. Ajo pranon se është lodhur nga paparacët që e ndjekin në shtëpi dhe gjithandej, e kërkojnë me zor lajme.
Ndërsa më tej pranon se nuk ka ndarje e as krizë mes saj dhe Can Yaman. “Pse duhet të flitet për krizë mes meje dhe të dashurit tim, vetëm sepse refuzova një udhëtim që të respektoj karantinën? E pse lidhja jonë duhet të jetë e sajuar? A nuk kam unë të drejtë të dashuroj”, shkruan ndër të tjera Leotta.
E në fund ajo u bën thirrje që e gjithë farsa gazetareske të ndalojë sepse është e lodhur./revistawho.com