Diletta Leotta reagon pas fotos që zbuloi ‘tradhtinë’: Isha beqare, ishte vetëm një flirt
Një foto që nuk i la më vend asnjë dyshimi. Mes prezantueses italiane Diletta Leotta dhe Ryan Friedkin kishte lindur një romancë dhe tashmë gjithçka dukej se ishte e qartë.
Disa orë pas shpërthimit të ashpër të prezantueses në rrjetet sociale, me një status përmes të cilit ajo kërkonte t’i respektohej jeta private, e përjavshmja italiane “Oggi” publikoi ekskluzivisht imazhin që dokumentoi historinë e dashurisë me djalin e presidentit të Romës, Ryan Friedkin.
Në fakt, e gjithë ‘telenovela’ nuk mbetet me kaq, sepse prezantuesja italiane ka reaguar së fundi për ato foto duke thënë se kanë qysh në dhjetorin e vitit të kaluar.
Konkretisht, fotografitë datojnë nga 20 dhjetori i kaluar, pak para fejesës me aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman.
Ndonëse në mediat italiane ka ende dyshime për lidhjen e prezantueses italiane me aktorin e njohur turk, vetë Diletta ka këmbëngulur që ajo vazhdon të jetë me Yaman.
“Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë. Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t’i kishin marrë në shtëpi”,- shpjegoi Diletta për mikrofonin e Valerio Staffelli.