Diletta Leotta dhe Can Yaman në krizë? Djali i presidentit të klubit të Romës hyri në mes të çiftit, çfarë po ndodh mes tyre

Diletta Leotta dhe Can Yaman janë ndër çiftet e showbizz më të komentuar të komentit.

Gazetarja italiane dhe aktori me origjinë shqiptare u lidhën vetëm pak muaj më parë dhe planifikuan të martoheshin në verë.

Megjithatë përflitet se çifti po përjetojë një krizë në marrëdhënien e tyre, edhe pse Diletta Leotta i hodhi poshtë këto thashetheme.

Mediat italiane raportuan se aktori dhe gazetarja anuluan planet për martesë dhe thashethemet u nxitën akoma më shumë pasi Can Yaman, mbylli Instagram.

Nëntë ditë pasi çaktivizoi llogarinë në rrjetin social, ai u rikthye dhe çfarë u vu re ishte se aktori nuk i kishte fshirë fotografitë romantike me Diletta Leotta-n, duke lënë të nënkuptohet se janë ende së bashku.

Megjithatë media italiane “Dagospia”, ka hedhur “bombën” teksa raportoi se gazetarja i ka dhënë fund lidhjes me aktorin dhe ka nisur një romancë me djalin e presidentit të klubit të Romës, Ryan Friedkin.

Lajmet qarkulluan pasi Diletta Leotta është parë nën shoqërinë e zv/presidentit të klubit për një javë rresht në një hotel të njohur në Romë. Dhe nisja e një romance të re nga gazetarja, mendohet mund të jetë arsyeja e prishjes së marrëdhënies së saj me aktorin turk.

Ndërkohë ende s’ka pasur një reagim nga ana e tyre, për të konfirmuar apo mohuar thashethemet.

/Panoramaplus.al